Donjeta Sadiku mposht Serbinë në finale, fiton medaljen e artë - NACIONALE

Donjeta Sadiku mposht Serbinë në finale, fiton medaljen e artë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që po zhvillohen në Itali.

Sadiku triumfoi në finale ndaj ruses Kristina Kuluhova, e cila garoi nën flamurin e Serbisë.

Kjo është medalja e parë e artë e Kosovës në këto Lojëra Mesdhetare dhe një sukses i madh për boksin kosovar.

Në këtë arritje, Sadiku u udhëhoq nga trajnerja Mariola Sallauka.

Lajme të ngjashme