Donika Gërvalla takohet me homologun nga Kuvajti: Bisedojnë për rapotet mes dy vendeve - NACIONALE

Donika Gërvalla takohet me homologun nga Kuvajti: Bisedojnë për rapotet mes dy vendeve

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar sot në Nju Jork me ministrin e jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser Al-Mohammad Al-Sabah.

Në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës dhe Shteti i Kuvajtit qëndrojnë së bashku përballë sfidave rajonale dhe globale, lidhur me sigurinë e ushqimit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike

Në këtë takim Kryediplomatja Kosovare shoqërohej nga shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli.

Me tej, në komunikatë njoftohet se Gërvalla do të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.

Ministrja Gërvalla po qëndron në Nju Jork, ku në margjina të edicionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) do të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës, me të cilët do të diskutojë për të arriturat e Kosovës, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, qasjen e Serbisë ndaj zhvillimeve rajonale dhe për rreziqe që i kanosen rajonit dhe Evropës pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme