Doli në përkrahje të protestave në Shqipëri, një komentues e tall keq Agim Bahtirin: Shko shaju me nënë tash me dhëndrin e Trumpit
Agim Bahtiri, i cili ka fituar edhe një mandat të deputetit në zgjedhjet e 7 qershorit, ka dalë në mbështetej të protestave në Tiranë për rrëzimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Shqipëria nuk ka tokë për të falur.
“Në këto protesta të vëllezërve shqiptarë, shoh dhimbjen dhe dashninë e pastër për atdheun. 🇦🇱 Dhe për këtë, mbështetja ime është e plotë dhe e palëkundur. ❤️ SHQIPËRIA AMË 🇦🇱 është amanet, është identitet. Nuk kemi tokë për të falur. Nuk kemi identitet për të shitur”, ka shkruar ai.
Për këtë postim, ai ka marrë shumë komente mbështeste nga ndjekësit e tij. Por, disa komentues edhe e kanë kritikuar për këtë veprim.
Njeri prej tyre edhe e ka tallur keq.
Rrustem Gashi ia rikujtuar pretendimet e Bahtiriti, i cili disa herë ka thënë se është sharrë me kriminelet në veri sa ishte kryetar i Mitrovicës.
Meqenëse në projektin për Zvernecin është i përfshirë edhe Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, Gashi i ka thënë Bahtirit që të përballet me të.
“Dil shko shaju me nane tash me Kushnerin”, ka komentuar ai.
