Dogana sekuestron mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë euro në Prishtinë - NACIONALE

Dogana sekuestron mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë euro në Prishtinë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë euro gjatë një operacioni kontrolli në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, më 10 mars 2026 janë zhvilluar kontrolle në pesë lokacione, përkatësisht në depo të bizneseve të ndryshme, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme e mbathjeve sportive me marka të mbrojtura, si dhe veshje tekstili.

Dogana bën të ditur se malli i identifikuar dyshohet se nuk posedon dokumentacion për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Kosovë.

Për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i cili ka autorizuar veprimet e mëtejme procedurale. Personat e dyshuar janë duke u intervistuar, ndërsa malli është duke u inventarizuar dhe konfiskuar për t’u transportuar në depot e Doganës së Kosovës.

Lajme të ngjashme