Dogana konfiskon pajisje të kriptovalutave në Leposaviq
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Leshak të Leposaviqit janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovaluta.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Dogana e Kosovës më Facebook thuhet se janë konfiskuar 93 Kartela Grafike, 8 Antminera, 17 pllaka elektronike, 17 furnizues me rrymë si dhe 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike.
Dogana poashtu tregon se gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia.
Sipas tyre, të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse kundër personave të përfshirë.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njofimin e tyre.