Dogana kap 100 kilogramë mish edhi, po futej ilegalisht nga Serbia
Dogana e Kosovës, gjatë ditës ka njoftuar se kanë parandaluar një kontrabandë me mish të freskët edhi.
Sipas njoftimit të doganës, mishi po kontrabandohej nga Serbia, dhe se sasia e kapur është rreth 100 kilogram.
Ndër të tjera në njoftimin e doganës u bë e ditur se malli i kontrabanduar u gjet në një veturë që po e drejtonte i dyshuari F.B. i moshës 35-vjeçare.
Postimi i plotë:
Me datë 14.09.2024 rreth orës 13:10 min
Ështē arrit tē identifikohet automjeti VË Tauran me targa vendore i dyshuar lidhur me rastin e me hershem te kontrabandimit te kafsheve.
Pas tentimit te shmangies nga njësia jonë është arrit tē ndalohet nē magjistralen Gjilan -Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeçar nga fsh.Novosellë-Kamenicë .
Gjatë kontrollit është parë se i dyshuari kishte të ngarkuar mish te gatshum (9 keca- edha) rrethë 100 kg të cilët i kishte sjellur nga Serbia përmes rrugeve ilegale.
Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganore.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it ku rasti mbete te trajtohet nga njēsite relevante te Doganes se Kosovës.