Dogana e Kosovës ndalon dy tentime të kontrabandës - NACIONALE

Dogana e Kosovës ndalon dy tentime të kontrabandës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka parandaluar dy tentime të kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe vaj hidraulik në rastin e dytë.

Sipas Doganës në Zveçan njësitet antikontrabandë kanë ndaluar një veturë të dyshimte që udhëtonte nga Serbia për n Kosovë, përmes rrugëve ilegale.

“Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduara, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako”, thuhet nga Dogana.

Ndërsa në rajonin e Prishtinës, njësitetet e Doganës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë që po transportonte 450 litra vaj hidraulik me origjinë nga Irani.

‘’ Në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë’’, thuhej në njoftim.

Lajme të ngjashme