Dogana e Kosovës me rekord të ri, mbledh më shumë se 1 miliard euro
Dogana e Kosovës njofton se sot ka prekur një rekord të ri, ku mbledh më shumë se 1 miliard euro.
Për herë të parë prej se është themeluar Dogana e Kosovës arrihet të mblidhen mbi 1 miliard euro, kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona.
“Ky sukses historik shënon një moment të ri në ekonominë e vendit tonë. Ky rezultat është arritur falë punës dhe profesionalizmit, reformës në këtë institucion, luftës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, transparencës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.