Dogana e Kosovës konfiskon 3600 litra pije joalkoolike që vinin nga Serbia - NACIONALE

Dogana e Kosovës konfiskon 3600 litra pije joalkoolike që vinin nga Serbia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë 3600 litra pije joalkoolike kontrabandë, të ardhura nga Serbia, malli ishte pa dokumentacion përkatës.

Sipas njoftimit të Doganës, është arritur të identifikohet edhe depo ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara.

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoolike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia.

Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara, thuhej në njoftimin e doganës.

Lajme të ngjashme