"Do të rikthehet akulli": Edi Rama paralajmëron Serbinë me ftohje marrëdhëniesh nëse nuk lirohen policët e Kosovës - NACIONALE

"Do të rikthehet akulli": Edi Rama paralajmëron Serbinë me ftohje marrëdhëniesh nëse nuk lirohen policët e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, e ka bërë një status në profilin e tij në Twitter duke e dënuar mbajtjen që po ia bën Serbia tre policëve të Kosovës.

Rama ka shpërndarë sërish reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) që kërkon lirimin e menjëhershëm të policëve, duke shkruar mes tjerash këto fjalë:

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!” – shkroi kryeministri shqiptar.

Rama së fundi ka anuluar mbledhjen e qeverisë së tij me qeverinë e Kosovës duke përmendur pasojat e rënda që e prisnin Kosovën shkaku i tensioneve në veri të vendit.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme