“Do të bëjmë një kombëtare” – Çfarë deklaronte Albin Kurti pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, në vitin 2018 - NACIONALE

“Do të bëjmë një kombëtare” – Çfarë deklaronte Albin Kurti pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, në vitin 2018

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Reagimet pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 2-3 po vazhdojnë. Së fundmi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se lojtarët shqiptarë si Xhaka e Shaqiri nuk duhet të shfrytëzohen për beteja politike.

Këtë e bëri si përgjigje ndaj postimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me fjalët “Serbia nuk kalon”.

Një reagim e kishte bërë kryeminsitri i Kosovës edhe pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në vitin 2018. Megjithatë, atëherë në opozitë, Kurti kishte premtuar diçka. Kishte thënë se do të punojnë për një kombëtare, transmeton Nacionale.

“I pari: Shqiptarët, si çdo popull, kanë mundësi të nxjerrin talente të nivelit botëror. Por terrenin për zhvillim deri më sot këto talente e kanë gjetur vetëm në tokë të huaj, në mërgim. Jemi ne, është Lëvizja ajo që ka detyrën të krijojë terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e talenteve. Sa i përket sporteve, detyra jonë ka për të qenë ndërtimi i hapësirave bashkëkohore për stërvitje e lojë, masivizimi i sportit amatorial dhe specializimi serioz në sportin profesional, dhe kujdesi për talentet. E sigurisht, në aspektin politik, do të përpiqemi të punojmë për bashkimin e kampionateve me Shqipërinë, me synim përfundimtar edhe njësimin e kombëtareve. Vetëm ashtu do të mbërrijmë që t’ua mundësojmë talentëve tanë që ta përjetojnë atë sukses e atë gëzim edhe për atdheun e vet”, kishte shkruar Kurti.

POSTIMI:

Lajme të ngjashme