“Do ta paguani me jetë”: Arrestohet burri që kanosi zyrtarët policorë në Prizren - NACIONALE

“Do ta paguani me jetë”: Arrestohet burri që kanosi zyrtarët policorë në Prizren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari ishte “ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”.”

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Remzi Ademaj, Prizren 04.10.2023 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme