Djalit nga Mitrovica i konfiskohet telefoni, fqinjët e akuzojnë për fotografim - NACIONALE

Djalit nga Mitrovica i konfiskohet telefoni, fqinjët e akuzojnë për fotografim

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Për gati nëntë muaj, një familje nga Mitrovica ishte në siklet sepse, siç po pretendon ishte nën vëzhgimin e fqinjit të parë të saj.

Anëtarët e kësaj familjeje po e akuzojnë F. Z. se gjatë kësaj kohe u kishte bërë fotografi e video gjatë hyrje-daljeve në shtëpi.

R.T. i tha televizionit se kishte kërkuar ndihmë edhe nga nëna e të dyshuarit, që biri i saj të mos bëjë veprime të tilla.

Por, përcjelljen e familjes se pjesëtarit të policisë së Kosovës e mohoi vet F.Z, njofton Klan Kosova.

Organet e ndjekjes F. Z. po e trajtojnë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale fotografim, incizim të paautorizuar si dhe ngacmim.

I dyshuari i tha televizionit se gjatë dhënies së dëshmisë ishte sulmuar edhe nga policia, por këta të fundit i thanë televizionit se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Lajme të ngjashme