Djali i Kadri Veselit i bashkohet protestës në Hagë - NACIONALE

Djali i Kadri Veselit i bashkohet protestës në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë ka filluar protesta në Hagë kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Qytetarët janë mbledhur para objektit të Speciales në Hagë.

Në disa pamje që ka siguruar gazeta Nacionale, shihen se mërgimtarët janë mbledhur aty.

Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë protestë është edhe djali i Kadri Veslit, Klestor Veseli.

Ai është parë bashkë me protestuesit e tjerë.

Ndryshe, një marsh në përkrahje ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt edhe dje në Prishtinë, ku mijëra qytetarë nga Kosova u mblodhën në sheshet e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi.

Gjithashtu tashmë ka filluar edhe gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të ngjashme