Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Qytetarët fillojnë të mblidhen për protestën në Hagë - NACIONALE

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Qytetarët fillojnë të mblidhen për protestën në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ora 10:00 pritet të nis protesta kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Tashmë qytetarët kanë filluar të mblidhen para objektit të Speciales në Hagë.

Në disa pamje që ka siguruar gazeta Nacionale, shihen se mërgimtarët janë mbledhur aty.

Një marsh në përkrahje ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt edhe dje në Prishtinë, ku mijëra qytetarë nga Kosova u mblodhën në sheshet e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi.

Kujtojmë se sot pritet të fillojë gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pamje:

Lajme të ngjashme