Djali i Jakup Krasniqit: E ëndërroj çdo ditë kthimin e tij në Kosovë - NACIONALE

Djali i Jakup Krasniqit: E ëndërroj çdo ditë kthimin e tij në Kosovë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka folur për pritjen e familjes që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës të kthehet nga Haga.

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai tha se vitet e ndarjes kanë qenë të vështira për familjen, ndonëse vizitat dhe komunikimi përmes video-telefonatave ua kanë lehtësuar sadopak mungesën.

Krasniqi tha se shpreson që jo vetëm babai i tij, por edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që ndodhen në Hagë, të kthehen në Kosovë.

Sipas tij, ata po mbahen padrejtësisht larg vendit për të cilin kanë sakrifikuar.

“E ëndërroj çdo ditë kthimin e tij në Kosovë. Edhe pse, këto pesë vite kanë qenë të rënda, ne sa herë që kemi pasë mundësi e kemi vizitu dhe besoj që ajo çfarë ka ndodhur me 4 nëntor, vizita dhe video-call që i kemi pasë gjatë këtyre na kanë zbutur pak mallin që e kemi pasë, jo vetëm babai, por të gjithë shokët e tij që gjinden atje padrejtësisht të kthehen në vendin e tyre ku ata sakrifikuan gjithçka që të kemi një shtet të pavarur”, tha ai.

Lajme të ngjashme