Djali i heroit Afrim Bunjaku i pranishëm në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 16 vjetorin e Pavarësisë
Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca solemne për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë seancë të pranishëm janë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentar Glauk Konjufca, ministra deputete si edhe ambasador.
Gjithashtu edhe një numër i madh i personaliteteve të larta shtetërore.
Në seancë i pranishëm është edhe djali i heroit, Arfim Bunjaku.
Rreshteri policor Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës të dielën e 24 shtatorit, kur terroristët serbë kryen agresion ndaj Kosovës në Banjskë të Zveçanit.


