Djali i Gucatit: Sot dy vjet në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-UÇK-së - NACIONALE

Djali i Gucatit: Sot dy vjet në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë dy vjet nga arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të cilët që nga ajo kohë gjenden ende në Hagë.

Për këtë, ka reaguar djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, i cili ka thënë se sot dy vjet në emër të drejtësisë, u bë padrejtësia më e madhe ndaj krereve të OVL UÇK-së, Hysit dhe Nasimit.

Dy vite më parë 25 shtator 2020, në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysit dhe Nasimit, ende "Gjykata e drejtësisë" i mbane peng.

Por këta burra bashkë më shokët e idealit vazhdojnë të jenë në mbrojte të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Lajme të ngjashme