Djali i deputetit të ndjerë Sokol Oldashi, i përmend Sali Berishës gjëra që nuk janë thënë në publik - NACIONALE

Djali i deputetit të ndjerë Sokol Oldashi, i përmend Sali Berishës gjëra që nuk janë thënë në publik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardian Olldashi, djali i ish deputetit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi, i cili vdiq disa vite më parë, i ka reaguar Sali Berishës, përmes një statusi në Facebook.

Berisha ditë më parë tha se Olldashi, e meritonte dhe se ishte më i përgatitur se Lulzim Basha për të udhëhequr me PD-në, atëherë kur këta të dy e konkuronin njëri-tjetrin.

Ardian Olldashi ka shkruar se fjalët e Berishës, kinse në mbështetje të babait të tij, janë të pavërteta. Bile, Olldashi ia përmend Berishës se si pak para se të votohej për kryetar të PD-së, Lulzim Basha sipas Ardianit, i shkoi në zyrë Berishës, gati duke qarë, për t’u tërhequr nga gara, pasi sipas tij, edhe Basha e dinte se Sokol Olldashi përkrahej më shuëm nga demokratët.

Sipas Ardian Olldashit, Berisha ka thirrur me telefon secilin kryetar të degëve, e ata që kishin të drejt vote, për ta shtrembëruar rezultatin real, dhe për t’ia dhënë fitoren Bashës.

Lexojeni statusin e plotë të Ardian Olldashit:

Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule.

Te merkuren ne darke, pra ne Daten 26.06.2013 Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundeshme te tijen. Per c‘arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh. Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe.

Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per ti kercenuar me shprehje qe me mire mos ti perserisim. Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera? I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende.

Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken”.

Lajme të ngjashme