“Ditë pas dite": Staroviqi shpërndan një hartë ku paraqitet bota me shtetet që njohin dhe s’e njohin Kosovën - NACIONALE

“Ditë pas dite": Staroviqi shpërndan një hartë ku paraqitet bota me shtetet që njohin dhe s’e njohin Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, ka folur pas deklaratave të presidentit serb Vuçiq se nëntë shtete tjera kishin tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.

Staroviqi ka shpërndarë një hartë ku pretendohet të paraqiten shtetet që nuk e kanë njohur apo e kanë çnjohur Kosovën me ngjyrë të kaltër dhe ato që e kanë njohur Kosovën me ngjyrë të kuqe.

“Hartë e madhe.” – ka shkruar z. Staroviq në profilin e tij në Twitter.

“Bota po bëhet e kaltër, ditë pas dite,” – ka vazhduar ai. “Meselja e kësaj është që kur shpallni njëanëshëm pavarësinë si Kosova, procesi i njohjeve është i lëkundshëm dhe i kthyeshëm. Shumë falenderime për jo-njohësit dhe tërheqësit e njohjeve. Ligji ndërkombëtar do të mbizotërojë!”

Mes nëntë shteteve të reja që Vuçiq tha se e kanë çnjohur Pavarësinë e Kosovës është edhe Gaboni, por edhe Somalia, Maldivet, Burkina Faso, Estwatini, Guinea, Antigua dhe Barbuda dhe Saint Lucia.

Nacionale ka provuar të kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për versionin e tyre ndaj pretendimeve të Vuçiqit por deri në këtë moment nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme