Ditari i Deharit, Gashi: Origjinalin e mbanë Prokuroria, unë e kam një kopje - NACIONALE

Ditari i Deharit, Gashi: Origjinalin e mbanë Prokuroria, unë e kam një kopje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tash e disa ditë është diskutuar vazhdimisht për gjetjen e disa prej mostrave të Astrit Deharit të cilat ishin zhdukur muaj më herët.

Mirëpo, përveç mostrave është ngjallur edhe një diksim në lidhje me ditarin e tij të cilën thuhet se avokati i tij Tomë Gashi e ka një kopje.

Gashi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ditarin origjinal të Deharit e ka Prokuroria, ndërkohë që ka pohuar se një kopje të tij e mbanë edhe ai.

Tutje, ai ka thënë se ai ditar ka shkuar në ekspertiza të ndryshme.

Ditarin origjinal, normalisht që e ka Prokuroria dhe një kopje të ditarit e kam unë. Ai ditar ka shkuar në ekspertiza të llojllojshme. Fillimisht është bërë ekspertiza e aspektit psikologjik të tij, dhe është dalë nga institucioni përkatës në Kosovë se gjendja psikike ishte krejtësisht normale dhe në rregull. Gjendje normale e një personi që ka qenë i mbajtur për 78 ditë pa u marrë në pyetje kurrë dhe këto janë bërë ekspertiza të caktuara psikologjike që gjendja e tij ka qenë krejtësisht normale dhe nuk ka pasur kurrfarë indicie për shqetësime”, ka thënë Gashi.

Avokati Gashi, ndër të tjera ka folur edhe për ekspertizën që është bërë nga instituti zviceran.

Sipas tij, ata kanë dërguar pliko të zbrazëta në tentim për t’i mashtruar vetë zviceranët.

Këto janë prova të pakontestuara që dikush po dëshiron diçka të fsheh në rastin e Astrit Deharit. Nëse ne e kemi në mënyrë të padiskutueshme. Këta tanët kanë dërguar pliko të zbrazëta në tentim për t’i mashtruar vetë zviceranët. Pliko të zbrazëta me mbetje të thonjve që nuk kanë ekzistuar hiç, pra i kanë dërguar të zbrazëta. Kur zviceranët e kanë vërejtur këtë dhe është kthyer ekspertiza ku thotë se ‘pliko të mbetjeve të thonjve kanë qenë të zbrazëta’. Për ta mbuluar në mënyrë institucionale këtë skandalin e vet që e kanë bërë, këta e marrin një vërtetim nga institucionet tona dhe thuhet se ‘i kemi dërguar gabimisht’ sepse mbetjet që janë marrë gjatë obduksionit të trupit të pajetë, i kemi harxhuar të gjitha gjatë ekspertizës. Pra i bie që nuk mund të bëhet ekspertizë tjetër se i kemi harxhuar të gjitha”, u shpreh Gashi.

Lajme të ngjashme