“Gjendje normale shpirtërore”: Tomë Gashi tregon detaje nga ditari i Astrit Deharit
Tomë Gashi, avokat i familjes së Astrit Deharit, aktivist i VV-së që vdiq në burg, ka treguar detaje nga ditari i ish-aktivistit të partisë aktualisht më të fuqishme në Kosovë.
Në emisionin “Debat plus”, Gashi ka treguar detaje nga ditari i Deharit. Sipas avokatit, nga ekspertiza e ditiarit kuptohet se Dehari ka pasur gjendje të mirë shpirtërore.
“Është bërë ekspertizë edhe për ditar, nga ekspertë që merren me lëmi të psikologjisë, të psikiatrisë, ai ka mbajtur ditar, kopjen e ditarit e kam unë, origjinalin e ka Prokuroria, prokurori i rastit ku del në bazë të analizave që i janë bo, që do të thotë gjendja e tij shpirtërore krejtësisht normale, ku njeriu fol për fëmijën e vetë, ku njeriu flet që pritet lindja, ku njeriu përshkruan gjëra normale ditore të një djali të ri.” – deklaroi Gashi.