Dita e të Zhdukurve: EULEX-i thotë se qëndron pranë dhimbjes së familjarëve - NACIONALE

Dita e të Zhdukurve: EULEX-i thotë se qëndron pranë dhimbjes së familjarëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, ka dalur me një komunikatë për media, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Sipas këtij misioni, ata kanë kontribuuar në disa hetime për gjetjen e varrezave masive.

“Që nga fillimi i mandatit e deri më sot, EULEX-i ka punuar pareshtur për gjetjen dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre për një varrim të respektuar dhe dinjitoz”.

“Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është detyrë e vazhdueshme; që nga viti 2009, Misioni ka kryer gjithsej 692 operacione në teren për gjetjen e personave të zhdukur, që përfshijnë 188 zhvarrime. Mbetjet mortore të 480 individëve janë identifikuar, përfshirë 332 persona të zhdukur. Gjatë periudhës gusht 2021 – gusht 2022, ekspertët e EULEX-it morën pjesë në 21 operacione në teren, që kanë përfshirë nëntë zhvarrime. Kjo ka rezultuar në identifikimin e tre personave të zhdukur. Aktualisht ekspertët e EULEX-it janë po ashtu duke punuar me autoritetet e Kosovës për rishikimin e të gjitha mbetjeve mortore njerëzore që janë të ruajtura në morgun e Prishtinës, si dhe të dosjeve të ndërlidhura”.

“Për ta vështirësuar kërkimin e personave të zhdukur dhe për t’i fshehur provat, kryerësit e atyre krimeve i kanë fshehur trupat në varre të vogla klandestine apo edhe nëpër varreza”, pëfundon komunikata.

Lajme të ngjashme