Dita e Shërbimit Publik, Tahiri-Kurtit: Pse një qeveri në detyrë po vazhdon të shpallë konkurse për pozita të larta drejtuese? - NACIONALE

Dita e Shërbimit Publik, Tahiri-Kurtit: Pse një qeveri në detyrë po vazhdon të shpallë konkurse për pozita të larta drejtuese?

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, e ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Në Ditën e Shërbimit Publik, ai ka shtruar disa pyetje për të parin e Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me administratën publike.

Ai i ka kërkua llogari Kurtit se pse si qeveri në detyrë po vazhdon të shpallë konkurse për pozita të larta drejtuese.

Në vend të urimeve protokollare për Ditën e Shërbimit Publik, Kryeministri duhet t’u japë përgjigje qytetarëve për disa çështje serioze që prekin ligjshmërinë, profesionalizmin dhe pavarësinë e administratës publike. Së pari, pse një qeveri në dorëheqje po vazhdon të shpallë konkurse për pozita të larta drejtuese? Një qeveri në dorëheqje ka mandat të kufizuar dhe nuk mund të veprojë sikur gëzon legjitimitet të plotë. Shpallja e dhjetëra konkurseve në këtë periudhë bie ndesh me frymën e Ligjit për Qeverinë dhe krijon dyshime të arsyeshme për përpjekje të ndikimit politik në institucione para formimit të qeverisë së re. Së dyti, pse janë dobësuar garancitë juridike të shërbimit civil? Shndërrimi i pozitave drejtuese nga vende të përhershme pune në mandate të kufizuara cenon sigurinë juridike të nëpunësve publikë dhe rrezikon pavarësinë e administratës. Kjo qasje largohet nga standardet evropiane për një shërbim civil profesional, meritokratik dhe të depolitizuar”, ka shkruar ai, duke i drejtuar Kurtit edhe pyetje tjera.

Lajme të ngjashme