Dita e Pavarësisë së ShBA-së, Prattipati organizon pritje në Prishtinë
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, do të organizojë një pritje me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.
Kjo pritje, e cila do të organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të fillojë nga ora 18:00.
Ditë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka vendosur një flamur të madh të Amerikës në një prej hapësirave të objektit të ambasadës.
Dita e Pavarësisë së ShBA-së është 4 Korriku.