Dita e Pavarësisë, Rama uron Kosovën: Keqardhjen që s’mund të jem sot në marshin “Drejtësi, jo politikë”
manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur keqardhje që sot nuk do të mund të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet sot në Prishtinë në mbështeteshe të ish-krerëve të UÇK-së.
Duke uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë, ai ka shpërndarë disa fotografi nga vizita e tij e djeshme në Kosovë.
Në profilin e tij në Facebook, ai e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, ka shkruar Rama.