Dita e 10-të pa rroga në RTK, Haxhiaj u bën vërejtje gazetarëve: Për lajmet rreth RTK-së, duhet kontaktuar edhe menaxhmentin
Ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të RTK-, Blerim Haxhiaj, dje ua ka tërhequr vërejtjen gazetarëve të RTK-së.
Përmes një emaili, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, ai ka kërkuar nga ta që për lajmet që kanë të bëjnë për RTK-në të merret edhe qëndrimi i menaxhmentit.
Në email ai tregon se një gjë e tillë nuk është respektuar dje në lajmet e ditës.
“Ju lus të keni kujdes në raportime ku bëhet fjalë për RTK. E keni udhëzimin e vjetshëm, sipas të cilit, për çdo lajm për RTK, duhet të kontaktoni edhe menxhamentin. Dje në lajmet e ditës, nuk është marrë qëndrimi i menaxhmentit. Kërkoj të jeni të kujdesshëm. Punë të mbarë”, thuhet në e-mailin.

Madje, Haxhiaj në këtë email paraqitet si kryeredaktor i RTK-së, ani pse atij i ka kaluar mandati edhe si ushtrues detyre i kryeredaktorit në shtator të vitit të kaluar.