Dita 9 e barrikadave: Raportohet se 'mungojnë dinarët', dhe se paralajmërohet 'mundësia e hapjes së shkollave fillore' - NACIONALE

Dita 9 e barrikadave: Raportohet se 'mungojnë dinarët', dhe se paralajmërohet 'mundësia e hapjes së shkollave fillore'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë kemi hyrë në ditën e nëntë të barrikadave, që u vendosën pas arrestimit të policit Dejan Pantiq. Çka po raportohet?

Megjithëse ka pasur disa shenja se mund të ketë lëvizje të caktuara drejt heqjes së këtyre barrikadave, në fakt asgjë e tillë nk ka ndodhur.

KFOR-i duket se po pret që barrikaduesit të tërhiqen vetë nga rrugët që kanë bllokuar. Por, siç raporton mediumi serb nga Kosova Kossev, “ata (barrikaduesit) në anën tejtër po i përforcojnë... dje është vendosur edhe një tjetër, pikërisht në dalje nga vendbanimi në Zveçan...”

Siç shkruan ky medium, për të hënën është paralajmëruar mundësia e hapjes së shkollave fillore që ishin mbyllur javën e kaluar.

“Në qytet ka mungesë edhe të dinarëve,”- shkruan më tej Kossev në raportimin e saj.

Nacionale nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime.

Lajme të ngjashme