Disa zyrtarë të FIT-it arrijnë në objektin e Qeverisë për takim me Kurtin
Zyrtarë të Njësisë Speciale Intervenuese kanë arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës ku pritet të takohen me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Këta të parët, para pak ditësh protestuan para objektit të Qeverisë me kërkesën për kushte më të mira.

Kryeministri Kurti ndërkaq, u arsyetua se ata kanë kushte të mira, duke i përmendur disa pajisje që sipas tij, u kushtojnë rreth 10 mijë euro.
Megjithatë, pas reagimeve të shumta, Kurti ka ftuar në takim zyrtarët e njësisë elitare të Policisë së Kosovës dhe takimi pritet të fillojë nga ora 16:00.
