Disa lojtarë të ragbit në Australi i refuzojnë fanellat me ngjyrat e LGBT-së, do ta bojkotojnë ndeshjen
Shtatë lojtarë të Ligës Kombëtare të Ragbit në Australi do të bojkotojnë një ndeshje kyçe për shkak të vendimit të ekipit të tyre që lojtarët të veshin fanella me ngjyrat e komunitetit LGBT.
Të enjten, ekipit “Manly Warringah Sea Eagles” do të bëhet ekipi i parë në garë që do ta përdorë fanellën që e promovon përfshirjen e komunitetit LGBT në sport.
Megjithatë, lojtarët nuk ishin konsultuar dhe disa prej tyre janë ankuar për këtë vendim për shkak të përkatësisë së tyre fetare e kulturore.
Klubi ka kërkuar falje për këtë situatë. Trajneri Des Hasler tha se klubi ka bërë një gabim të konsiderueshëm që ka shkaktuar huti, mungesë rehatie dhe dhimbje për shumë njerëz.
Në një konferencë për gazetarë të martën, ai u kërkoi falje komunitetit LGBT dhe lojtarëve të përfshirë në mosmarrëveshje.
“Ata nuk ishin përfshirë në asnjërin nga diskutimet dhe, më së paku, është dashur të konsultoheshin”, tha trajneri.