Disa alivanosje për pak ditë, punëtorët e Pallatit të Drejtësisë në grevë - NACIONALE

Disa alivanosje për pak ditë, punëtorët e Pallatit të Drejtësisë në grevë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e Prokurorisë që punojnë në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, janë në grevë.

Për dy ditë me radhë, ata kanë bojkotuar punën që nga ora 14:00 deri në 16:00, raporton Nacionale.

Kjo pasi objekti i Pallatit të Drejtësisë ka mungesë të klimatizimit, dhe dritaret nuk hapen.

Për këtë arsye punëtorët kishin protestuar disa herë.

Nacionale ka mësuar se në dy ditët e fundit, janë alivanosur disa punëtorë si pasojë e mungesës së ajrit.

Më vonë gazeta do të sjell një rrëfim nga punëtorët për këtë situatë.

Lajme të ngjashme