Disa aktivistë çekë protestojnë para ambasadës së Serbisë në mbështetje për Kosovën - NACIONALE

Disa aktivistë çekë protestojnë para ambasadës së Serbisë në mbështetje për Kosovën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa aktivistë çekë sot kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën sa u përket tensioneve midis dy vendeve të Ballkanit.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën.

Ishte ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ajo që e ka shpërndarë një fotografi në profilin e saj në Facebook.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Amabsadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Lajme të ngjashme