Diplomati Petritsch: Ballkani Perëndimor e ka situatën afër përshkallëzimit - NACIONALE

Diplomati Petritsch: Ballkani Perëndimor e ka situatën afër përshkallëzimit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Diplomati Wolfgang Petritsch është deklaruar se zyrtarët në Kosovë dhe Serbi, duhet të çarmatosen verbalisht ashtu që të shtensionohet situate e krijuar në veri të Kosovës.

Wolfgang në një intervistë për REL, tha se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mençur për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.

“Është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet. Kjo është çështja më e rëndësishme tani. Po flas në pamje më të gjerë që përfshin Evropën Lindore dhe atë Juglindore, sepse për shkak të luftës në Ukrainë, situata është bërë shumë më emocionale dhe më e paqëndrueshme. Natyrisht që agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka ndikim edhe në Ballkan, pasi e dimë se aktorë të mëdhenj, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë të përfshirë në çështjen e Ukrainës. Ata janë edhe aktorë të jashtëm në Ballkan. Pra, ekziston një lloj ndërlidhjeje që e bën edhe më të rëndësishme uljen e tensioneve dhe uljen në tavolinën negociuese, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ish përfaqësuesi i Lartë për Bosnje e Hercegovinën.

Lajme të ngjashme