Diplomatët e diasporës do të paguhen për punën në MPJD
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka filluar një program të emëruar “Diplomacia Qytetatare”, nëpërmjet të cilët do të angazhojë 10 profesionistë të ardhur nga diaspora brenda MPJD. Secili nga pjesëmarrësit do të kompensohet me nga 1 mijë euro në muaj, do të thotë, 6 mijë euro për të tërë projektin.
Në një përgjigje të zyrës për medie të MPJD-së, të dhënë për Gazeten Express është pohuar se këta 10 personat e përzgjedhur, me këtë shumë të kompenzimit do të mbulojnë shpenzimet e përditshme gjatë qëndrimit në Kosovë.
"Mjetet buxhetore janë ndarë si subvencion, dhe mbulojnë shpenzimet e jetesës dhe punës gjatë qëndrimit në Kosovë, organizimin e gjashtë (6) aktiviteteve nëpër qytete e ndryshme të Kosovës për çdo pjesëmarrës si pjesë e këtij programi, organizimin e gjashtë (6) vizitave studimore nëpër rajonet e Kosovës”, shkruhet në përgjigje e MPJD-së.