Dimal Basha para se t'i dilte 1-shi: Kosova i ka mbi 165 mijë analfabeta funksionalë - NACIONALE

Dimal Basha para se t'i dilte 1-shi: Kosova i ka mbi 165 mijë analfabeta funksionalë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Dimal Basha duket se ka qenë mjaft i dhënë pas temës së analfabetizmit dhe arsimit në përgjithësi përkundër notave të dobëta në shkollë.

Në një status të 26 qershorit 2019, z. Basha konsideronte që Kosova i kishte “përmbi 165 mijë analfabeta funksionalë”. Nuk dihet se në bazë të çfarë matjesh i bazonte këto vlerësime Basha, por nëse marrim thjesht notat shkollore, atëherë nuk besohet që të jenë 165 mijë nxënës me notë të mbyllur njësh (1).

Ai në atë status konsideronte që “prioritet i Qeverisë mbetet asfalti, jo libri e dija”.

Për më tepër, ai e cilësonte Qeverinë e asaj kohe si “të pameçme” derisa i linte fajin edhe për mbyllje të bibliotekave.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Asfalt me analfabeta,

Prej vitit 2008, kur edhe jemi shpall shtet, kemi mrri me qel autostrada e me mshel biblioteka. Kemi mrri me kriju shume rruge e hala ma shume analfabeta. Sot lexova qe prej 2008-se, ne Kosove jane mbyll dikun 57 biblioteka. Sipas ASK-se, ne vitin 2007 i kemi pas 165 biblioteka, kurse sot jane mbet veq 107.

Ma s’shumti ka humb Prishtina. Ne vitin 2007 ka pas 57 biblioteka, kurse sot vleresohet se jane diku veq 13, qe i bje se kryeqyteti ka diku 44 biblioteka ma pak.

Ndryshe nga ne, Mali i Zi ka tri here ma pak banore, kurse tri here ma shume biblioteka. Me 600 mije banore i kane diku 300 biblioteka, na me 1.8 milion i kemi 100.

Une vazhdoj me thane se nese doni me kuptu te ardhmen e ni vendi, veq kqyre cfare ka prioritet. Kosova ka zgjedh me investu 1 miliard ne asfalt, derisa jane nda veq 56 mije Euro per krejt bibliotekat ne Kosove. Pra peioritet mbetet asfalti, e jo libri e dija.

Per shkak te ketij mentaliteti te asfaltit e kanalizimit, sot Kosova i ka permi 165,000 analfabeta funksional. PISA besoj ka qene nje indikatore i mire per me na tregu qe jemi duke rrit gjenerata te deshtume. Rezultati eshte ky. Sot diku 77% te nxenesve nuk kane aftesi minimale te leximit kritik, qe nenkupton s’kane aftesi me kuptu idene kryesore ne nje tekst dhe nuk arrine me nxjerr permbledhje te teksteve qe i lexojne.

Kjo katrahure eshte sepse kjo qeveri e pameçme vazhdon me pas prioritet asfaltin e jo librat e arsimin. Me i pas investu miliardat ne arsim, libra e biblioteka sa kane investu ne asfalt, sot Kosova ish nder vendet ma t’zhvillume ne rajon. Mirepo jo, se ne arsim e libra s’ka tendera e mundesi me vjedh miliona Euro qysh kane ba me autostrada.

Ma shkurt, fmia nuk jane prioritet n’kete vend, se me pas kane nuk kishim perfundu me autostradat ma t’mira ne Evrope e shkollat ma t’kqia ne bote. Kta edhe kane me na ngi asfalt, veq kuptone qe kurre nuk zhvillohesh duke ndertu asfalt me analfabeta.

Lajme të ngjashme