“Dikush e ndezi zjarrin, i cili më pas doli jashtë kontrollit”: Policia jep detaje për zjarrin në Fushë Kosovë - NACIONALE

“Dikush e ndezi zjarrin, i cili më pas doli jashtë kontrollit”: Policia jep detaje për zjarrin në Fushë Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e djeshëm në Miradi të Fushë Kosovës.

Në raport thuhet se një person e ka ndezur një zjarr dhe i ka dalë jashtë kontrollit dhe e ka djegur depon me material shkollor.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Miradi e Epërme, Fushë Kosovë 28.07.2024-11:42. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar.”

Lajme të ngjashme