“Dikur fans i flaktë i Hashimit, pastaj argat i përkushtuar i Albinit”: Sekretari i PDK-së i përgjigjet Molliqajt - NACIONALE

“Dikur fans i flaktë i Hashimit, pastaj argat i përkushtuar i Albinit”: Sekretari i PDK-së i përgjigjet Molliqajt

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretari i PDK-së, Betim Goshi, ka reaguar ndaj aksionit të liderit të PSD-së para zyrave të PDK-së.

Ai ka bërë me dije se Molliqaj dikur ka qenë fans i flaktë i Hashim Thaçit dhe pastaj është bërë argat i përkushtuar i Albin Kurtit.

Gjoshi ka ironizuar me gatishmërinë e Molliqajt për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Dikur fans i flaktë i Hashim Thaçit. Pastaj argat i përkushtuar i Albin Kurtit. Sot, kampion i zgjedhjeve të reja. Më në fund e artikuloi qartë kërkesën për zgjedhje. Pas katër palë zgjedhjesh që, as me i përmend nuk guxoi. Respekt për guximin, por, siç thonë të moçmit: ka guxim të zgjuar… dhe ka guxim entuziast. Sidoqoftë, suksese zotni. Në këtë momentum serioz institucional, na duhej pak humor për ta balancuar debatin”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të ngjashme