Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje - NACIONALE

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë, Suharekë – Prizren.

Krasniqi ka bërë të ditu se nuk ka të lënduar.

“Pas orës 15:00, një veturë është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë – Prizren. Nuk ka të lënduar. Dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik”, tha Krasniqi.

Lajme të ngjashme