Digjen rreth 7 hektarë me grurë, policia arreston një person në Viti
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Viti.
Në raportin 24 orësh është thënë se i njëjti është arrestuar pasi dyshohet se kishte ndezur disa mbeturina dhe pastaj zjarri kishte përfshirë edhe 7 hektar grurë.
Sipas ankuesit, demi i shkaktuar nga zjarri sillet rreth 5 mijë euro.
“Fsh. Sllatinë e Poshtme, Viti 09.07.2025 – 16:35. Si pasojë e një zjarri janë djegur rreth 7 hektarë të mbjella me grurë. Lidhur me rastin pas hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte ndezur disa mbeturina dhe pastaj zjarri kishte kapluar grurin. Sipas ankuesit vlera e dëmit sillet rreth 5000€. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.