Diella me faqe zyrtare në “Facebook”, Rama ia bën “share”: Shërbimi im për ju nuk do të ndalet në asnjë çast
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se “Diella”, ministrja e shtetit për Inteligjencën Artificiale, do ta ketë edhe faqen e saj në “Facebook”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërndarë faqen e ministres në fjalë.
Postimi i parë i kësaj ministre është video ku ajo tregon synimet e saj në qeverinë shqiptare.
‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”, ka thënë Diella.