Didier Drogba: S'e kam ndërruar fenë, thjesht po lutesha me vëllezërit e mi myslimanë
Legjenda e Chelseas, Didier Drogba ka reaguar së fundmi lidhur me raportimet e shumta që thoshin se është konvertuar në islam.
Drogba postoi disa foto duke u lutur dhe pastaj filluan spekulimet se është konvertuar në fenë islame.
Sidoqoftë, së fundmi, lojtari ka treguar që nuk e ka ndryshuar fenë, thjesht ishte duke treguar respekt për vëllezërit e tij myslimanë.
"Kjo është duke u bërë virale, por nuk e kam ndryshuar fenë. Isha vetëm unë duke treguar respekt për vëllezërit e mi myslimanë që po i vizitoja në fshat".
"Një moment bashkimi. Shumë dashuri dhe uroj më të mirat për të gjithë", shkroi ai.
This story is going viral 😅 but I haven’t changed religion.
— Didier Drogba (@didierdrogba) November 7, 2022
This was just me paying respect to my Muslim brothers i was visiting in my village. A moment of togetherness.
Much love and blessings to all 🙏🏾