Dibran Hoxha s’e harron ‘hasmin’ e vjetër, godet Lirim Mehmetajn nga ‘Pressing’-u në ‘Debat Plus’ - NACIONALE

Dibran Hoxha s’e harron ‘hasmin’ e vjetër, godet Lirim Mehmetajn nga ‘Pressing’-u në ‘Debat Plus’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Dibran Hoxha me ç’duket s’e ka harruar ‘hasmin’ e vjetër të vet, Lirim Mehmetajn, me të cilin kishte përplasje konstante se ishte në “Debat Plus”.

Duke parë të gjejë kënde arsyeshmërie për ta interpretuar bojkotin e Vetëvendosjes ndaj mediave kryesore, ai e lidhi me Lirim Mehmetajn – dhe diskursin e këtij të fundit karshi pushtetit.

“Në një studio ku Vetëvendosjes i referohesh si organizatë terroriste e kriminale, m’e pranu tash me shku aty është pak problem, se pe legjitimon studion. Tash ne i besojmë sistemit të drejtësisë. Kur të dalin ata e të thonë Vetëvendosja është organizatë terroriste, kriminale na legjitimon krejtve me u thane kriminale. Në studion homologe tone, Vetëvendosejs para dy dite iu tha organizatë terroriste kriminale. Kur vazhdon i njëjti person m’e thanë të njëjtat etiketime për këtë organizatë. Ty (Parim Olluri) me të pas thanë ashtu s’kishte shku më në atë studio”, tha Hoxha në Pressing.

Valon Syla i kundëpërgjigjet: “Po këta more vet i kanë thënë këto sene, këta kanë me dek prej zanatit të vet”.

Lajme të ngjashme