Dialogu Kosovë – Serbi, ish-zyrtari i VV-së tregon pse Kurti nuk dëshiron të formojë qeverinë e re
Ish-zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti nuk do ta bëjë qeverinë e re.
Ai ka thënë se këtë Kurti nuk do ta bënte edhe sikur t`i kishte numrat e nevojshëm.
Në emisionin “ora 7” në Klan Kosova, Retkoceri ka vlerësuar se kjo nuk do të ndodhë për shkak të marrëveshjeve që ka arritur me Serbinë.
“Sikur t’i kishte numrat, ai sërish nuk do të ishte i përgatitur për shkak të dështimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe aneksit të Ohrit”, ka thënë ai.
Sipas tij, këto marrëveshje janë në kundërshtim të plotë me atë që ka proklamuar ai më herët.
“Këto janë në kundërshtim të plotë me atë që ai ka proklamuar në të kaluarën”, është shprehur ai.