Di Maria për pak t'ia thyente brinjtë lojtarit të Monzas, përjashtohet direkt me të kuq - NACIONALE

Di Maria për pak t'ia thyente brinjtë lojtarit të Monzas, përjashtohet direkt me të kuq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventusi është duke luajtur aktualisht kundër Monzas, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Biankonerët, të cilët edhe ashtu po vuajnë nga forma e dobët, kanë mbetur me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 40.

Kjo pasi Angel Di Maria mendoi se ishte ide e mirë të godiste me bërryl një kundërshtar derisa po luftonin për top.

Inati e frustrimi nxori më të mirën nga argjentinasi, i cili humbi kokën për një moment duke lënë skuadrën në baltë, derisa u përjashtua direkt me të kuq.

Shikoni më poshtë momentin.

Lajme të ngjashme