Dhunohet seksualisht një grua në Ferizaj, i dyshuari po e mbante pa dashje në lidhje që 4 vjet - NACIONALE

Dhunohet seksualisht një grua në Ferizaj, i dyshuari po e mbante pa dashje në lidhje që 4 vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tjetër rast i tmerrshëm i dhunimit po dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 32-vjeçare ka denoncuar në Polici një burrë, për të cilin ka deklaruar se e ka dhunuar disa herë seksualisht në një motel në fshatin Koshare të Ferizajt.

Rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur para tri javëve, kur i dyshuari e kishte marrë viktimën dhe e kishte dërguar në motelin e njëjtë ku e kishte dërguar edhe herë tjera.

Sinjali mëson se gruaja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar para hetuesve policorë, duke thënë se ka vite që ajo dëshiron të ndahet nga i dyshuari, mirëpo i njëjti vazhdimisht e ka kërcënuar dhe nuk e ka lënë të largohet.

Bazuar në dëshminë e saj, pas tri vitesh në lidhje dashurie me të dyshuarin, ajo e kishte kuptuar që ai është i martuar. Si rrjedhojë ka kërkuar që të ndahet nga ai, por i dyshuari edhe për katër vite tjera me radhë e ka mbajtur me dhunë e kërcënime afër vetes.

Lajme të ngjashme