Dhunohet një shtetase e huaj në Prishtinë
Një burrë shtetas i huaj është arrestuar për veprën penale dhunim.
Sipas raportit 24 orësh, ai dyshohet se e ka dhunuar një grua shtetase e huaj në Prishtinë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Prishtinë 21.08.2024-05:40-06:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.