Dhunohet një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër.
Sipas raportit 24 orësh të policisë i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 08.11.2022 - 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.