Dhunohet një e mitur në Istog
Një e mitur raportohet se është dhunuar në fshatin Vrellë të Istogut.
Sipas të dhënave nga Prokuroria Themelore në Pejë, dje është arrestuar një person i dyshuar dhe është ndaluar për 48 orë mbi dyshim për dhunim.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Nacionalen se brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj personi të pandehur.
“Prokuroria e Pejës do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e kësaj çështje penale”, ka thënë Nikçi.
Ndërsa sipas burimeve të Sinjalit, e dhunuara dyshohet së ka lidhje familjare, ndërkohë që gazeta Nacionale nuk ka arritur ende në rrugë zyrtare të konfirmojë këtë informatë.