Dhunimi i 11-vjeçares: Protestuesit pritet të qëndrojnë para qeverisë deri pas mesnate - NACIONALE

Dhunimi i 11-vjeçares: Protestuesit pritet të qëndrojnë para qeverisë deri pas mesnate

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon protesta e një grupi qytetarësh, në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Ata po kundërshtojnë dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, duke kërkuar masa konkrete nga qeveria, transmeton Nacionale.

Protestueset po kërkojnë që të qëndrojnë deri pas mesnatës në oborrin e qeverisë. Megjithatë, kjo pritet të vendoset pas pak.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje që të mbledhen sa më shumë qytetarë.

Lajme të ngjashme