Dhuna në çerdhe, psikologu Thaçi: Frustuese për prindërit të shohin se ku po i dërgojnë fëmijët e tyre për t’i edukuar - NACIONALE

Dhuna në çerdhe, psikologu Thaçi: Frustuese për prindërit të shohin se ku po i dërgojnë fëmijët e tyre për t’i edukuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Psikologu Petrit Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij në "Info Magazinë" lidhur me rastin e dyshimit të dhunës në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Ai gjithashtu ka shtuar se ky rast i dhunës prek edhe prindërit, të cilët ndihen të shqetësohen për sigurinë e fëmijëve të tyre gjatë kohës që ndodhen në institucionet e arsimit parafillor.

“Është e neveritshme, është shumë shqetësuese, frustuese edhe për prindërit që shohin se ku po i dorëzojnë fëmijët e tyre për t’i edukuar, përkrahur e mbështetur e për s’i siguruar gjatë orëve të ditës sa ata nuk mund të jenë me ta”, deklaroi ai.

“Nuk mundet një edukator, mësues, pedagog, psikolog ose punëtor social t’i qaset një fëmije në formën duke e arsyetuar që ‘e bëri ose nuk bëri këtë veprim’. Ne duhet të jemi njohës të mirë të zhvillimit të gjendjeve psikologjike dhe emocionale dhe të sjelljes nëpër të gjitha grupmoshat e të gjitha fazat e zhvillimit që t’i kuptojmë”, pohoi Thaçi.

Lajme të ngjashme